KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rritet indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024

Rritet indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

Sipas ASK-së grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Tutje në njoftim thuhet se në TM4 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-0,8 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Kurse, siç nga ASK indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4,9 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

“Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Po ashtu, në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.