KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN: Retorika e BDI-së i paraqet shqiptarët si të paaftë për ligj, rend dhe barazi

VLEN: Retorika e BDI-së i paraqet shqiptarët si të paaftë për ligj, rend dhe barazi

VLEN ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe “Safe City” . Nga atje thonë se akuzat janë kulmi i hipokrizisë politike dhe i nënçmimit të shqiptarëve.

T”ë thuash se “Safe City” u zbraz xhepat shqiptarëve do të thotë t’i paraqesësh shqiptarët si popull që nuk di të respektojë ligje, rregulla dhe standarde minimale të sigurisë. Kjo është një retorikë e rrezikshme dhe fyese, që nuk i shërben askujt tjetër përveç atyre që për vite kanë ushqyer kaosin dhe pandëshkueshmërinë për përfitime politike.

“Safe City” nuk është projekt ndëshkimi, por projekt rendi dhe mbrojtjeje të jetës. Kush është kundër sigurisë publike, në fakt është në anën e rrëmujës dhe privilegjeve të vjetra.

Edhe më skandaloz është sulmi ndaj Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Kur BDI thotë se “cilësia do të vihet para etnisë”, ajo po thotë në mënyrë implicite se shqiptarët qenkan problem për cilësinë. A po nënkupton BDI se shqiptarët nuk janë të aftë, të arsimuar dhe profesionistë?

Ky ligj nuk e ul cilësinë, ai e mbyll derën e diskriminimit. Barazia nuk është privilegj dhe përfaqësimi i drejtë nuk është pazari partiak që BDI e ka shfrytëzuar për dy dekada”, thuhet në reagimin e VLEN-it./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.