KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi, hiri arrin deri në 700 metra lartësi

Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi, hiri arrin deri në 700 metra lartësi

Vullkani Semeru shpërtheu dy herë sot, duke nxjerrë hi deri në 700 metra mbi majën e malit në provincën Java Lindore të Indonezisë.

Vullkani Semeru i vendosur në kufirin e distrikteve Lumajang dhe Malang në Java Lindore, në shpërthimin e tij të parë herët në mëngjes hodhi hirin deri në 500 metra lartësi dhe zgjati 123 sekonda.

Shpërthimi i dytë zgjati 115 sekonda.

Autoritetet kanë njoftuar se publikut i ndalohet të angazhohet në aktivitete brenda një rrezeje prej 5 kilometrash nga krateri/maja e malit Semeru për shkak të rrezikut.

Ndryshe, Indonezia, e vendosur në “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe është shtëpia e më shumë se 120 vullkaneve aktive.

Mali Semeru mbetet në Nivelin 3 të Alarmit. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.