KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Reagon Ridvan Aliu: Ky është vetëm fillimi, “SKIFTERI” do të fluturojë mbi qiejt e Dardanisë

Reagon Ridvan Aliu: Ky është vetëm fillimi, “SKIFTERI” do të fluturojë mbi qiejt e Dardanisë

Prodhuesi i dronave, Ridvan Aliu, ka reaguar publikisht ndaj asaj që ai e quan propagandë mediatike me prapavijë politike, duke theksuar se angazhimi i tij nuk ka asnjë lidhje me politikën, por me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Aliu përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se nuk do të lejojë që askush të shuajë ëndrrat dhe vizion e mbi një mijë studentëve.

“Siç po shihet qartë, propagandat mediatike kanë prapavijë politike. Unë nuk jam politikan. Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona të sigurisë. Nëse dikush mendon se mund të shuajë ëndrrat, inovacionin dhe vizionin e studentëve dhe rinisë sonë, gabon rëndë. Ky është vetëm fillimi! Rezultatet e 1600+ studentëve do të shihen shumë shpejt, anembanë Kosovës. SKIFTERI do të fluturojë mbi qiejt e DARDANISË”, ka shkruar Aliu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.