KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Plas grushti në miqësoren e Llapit ndaj skuadrës kazake Kaysar Kyzylorda

Plas grushti në miqësoren e Llapit ndaj skuadrës kazake Kaysar Kyzylorda

Skuadra e KF Llapit gjendet aktualisht në Turqi, atje ku po zhvillojnë fazën përgatitore para nisjes se stinorit pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në vazhdën e përgatitjeve nga klubi llapjan, ata gjithashtu po zhvillojnë atje edhe disa ndeshje miqësore.

Së fundmi gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ata patën një ballafaqim me skuadrën kazake Kaysar Kyzylorda.

Në një sfidë ku rezultati është në plan të dytë, gjithçka eskaloi shpejt pas një ndërhyrje të ashpër që bëri njëri nga futbollistët e Llapit.

Ajo ndërhyrje duket se acaroi gjakrat e futbollistëve kundërshtar dhe kjo bëri që të shpërthejë sherri mes dy ekipeve.

Nga pamjet që po qarkullojnë në internet, shihet se si në një moment në fushë futet edhe trajneri Tahir Batatina me stafin e tij, në përpjekje për të vendosur qetësinë.

Pas përfundimit të kësaj zënke ndeshja vazhdoi dhe në fund Llapi triumfoi me rezultat 2-1 falë golave nga Edon Sadriu dhe Hasan Hyseni./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.