KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga ringu në fushë: Oleksandr Usyk luan së bashku me dy yjet e Kosovës në një miqësore

Nga ringu në fushë: Oleksandr Usyk luan së bashku me dy yjet e Kosovës në një miqësore

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës ukrainase Polissya Zhytomyr, e cila të martën e mposhti ekipin kanadez Vancouver Whitecaps me rezultat 2-0 në një ndeshje miqësore.

Takimi u zhvillua në Spanjë, aty ku të dyja skuadrat po kryejnë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

Emërllahu u dallua që në minutat e para të ndeshjes, duke dhuruar një asistim të saktë për Oleksandr Nazarenko, i cili realizoi golin e epërsisë që në minutën e katërt.

Ndeshja ishte e veçantë jo vetëm për rezultatin, por edhe për një moment të rrallë sportiv.

Për herë të parë me fanellën e Polissyas u paraqit kampioni i botës në peshat e rënda në boksin profesionist, Oleksandr Usyk, i cili u aktivizua nga minuta e 76-të si sulmues anësor.

Aktivizimi i tij erdhi si pjesë e një marrëveshjeje simbolike me klubin ukrainas dhe u prit me interes të madh nga publiku.

Përveç Emërllahut, për Polissyan luajti edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Ilir Krasniqi.

Në anën tjetër, skuadra e Vancouverit kishte në përbërje një emër të madh të futbollit botëror, legjendën gjermane Thomas Muller, i cili vazhdon të jetë pjesë e ekipit kanadez.

Pas përfundimit të ndeshjes, dy futbollistët e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi, patën mundësinë të takohen dhe të shkëmbejnë momente miqësore me kampionin e botës në boks, Oleksandr Usyk, duke e mbyllur një ditë të veçantë sportive në mënyrën më simbolike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.