KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Historia familjare që po bën bujë të madhe: Futbollisti kolumbian është vetëm 12 vjet më i vjetër se vajza e tij

Historia familjare që po bën bujë të madhe: Futbollisti kolumbian është vetëm 12 vjet më i vjetër se vajza e tij

Edwin Cardona, i njohur si futbollist kolumbian që ka mbajtur 45 ndeshje për përfaqësuesen e Kolumbisë, është në qendër të vëmendjes për një histori të pazakontë familjare.

Ai, 33 vjeç, aktualisht luan për klubin më të madh kolumbian, Atletico Nacional, ku filloi edhe karrierën e tij, dhe ka kaluar më parë në klubet më të njohura të Amerikës së Jugut, përfshirë Boca Juniors.

Në vitin 2024, Cardona u kthye te Atletico Nacional, klubi i tij i lindjes.Historia më e diskutueshme lidhet me familjen e tij.

Kjo për shkak se ai është vetëm 12 vjet më i vjetër se vajza e tij e madhe, Ana.

Ana ka lindur nga marrëdhënia e tyre kur Cardona ishte 11 dhe Carolina 14 vjeçe.

Pas disa viteve, çiftit iu dha mundësia të martohej dhe ata krijuan familje.

Përveç Anas, ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë: María Angel, 14 vjeç, dhe Emiliano, 11 vjeç.

Foto: X

Kjo histori ka tërhequr vëmendje të madhe pasi në Kolumbi, mosha ligjore për martesë ishte 14 vjet, por u ngrit në 18 vjet vetëm në vitin 2024.

Historia e Cardonas ka bërë bujë, sidomos pasi Ana mbushi 21 vjeç, dhe ka nxjerrë në pah detaje të rralla dhe të diskutueshme për familjen e tij, duke u bërë virale në media dhe rrjete sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.