KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vengu: Buxheti i Mbrojtjes arrin nivel historik 2,03% të PBB-së

Vengu: Buxheti i Mbrojtjes arrin nivel historik 2,03% të PBB-së

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi këtë të martë në Kuvend se Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2025 arriti për herë të parë nivelin 2,03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke e cilësuar një arritje me rëndësi strategjike për vendin.

Ai bëri të ditur se ky nivel është vendosur me Aktin Normativ të Dhjetorit 2025, i cili për herë të parë parashikon rritje të buxhetit të mbrojtjes në fundvit.

“Me Aktin Normativ të Dhjetorit 2025, Buxheti i Mbrojtjes arriti për herë të parë nivelin 2,03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një arritje me rëndësi të veçantë strategjike për vendin”, tha Vengu.

Ai shtoi se 97% e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2025 është e ezauruar, duke rrëzuar çdo pretendim për keqmenaxhim të fondeve publike.

“Të gjitha këto janë realizuar duke ulur deficitin dhe duke ulur borxhin publik. Sa herë që na akuzoni për keqmenaxhim apo për vjedhje, duhet të rikujtoni këtë fakt: ulje e borxhit dhe ulje e deficitit”, theksoi ministri.

Një tjetër element i rëndësishëm i këtij akti normativ lidhet me kompensimin e dëmeve nga zjarret që goditën vendin vitin e kaluar. Vengu nënvizoi se shteti ka reaguar në kohë, duke bërë të mundur ezaurimin e plotë të kompensimeve për bashkitë e prekura: “Edhe në këtë rast, kemi një shtet që reagon në kohë, reagon brenda vitit buxhetor dhe, falë këtij akti normativ, është bërë e mundur ezaurimi i plotë i kompensimeve për bashkitë e prekura nga zjarret”, tha ai, raporton euronews.al.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.