KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Zjarrfikësit po luftojnë me të paktën gjashtë zjarre të mëdha, nga vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë në Australi

Zjarrfikësit po luftojnë me të paktën gjashtë zjarre të mëdha, nga vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë në Australi

Zjarrfikësit në shtetin australian të Viktorias po luftojnë me të paktën gjashtë zjarre të mëdha, ndërsa një valë rekord e të nxehtit po godet juglindjen e vendit.

Dy zjarre aktualisht po ndodhin në “nivel emergjence” sipas transmetuesit lokal ABC News.

Madje, sipas raportimeve, disa komuniteteve u janë lëshuar paralajmërime emergjence për t’u evakuuar.

Zyrtarët e zjarrfikësve paralajmërojnë se situata po ndryshon me shpejtësi dhe u kanë kërkuar vendasve të qëndrojnë të azhurnuar me paralajmërimet e fundit.

Byroja e Meteorologjisë thotë se pjesë të shtetit kanë parë temperatura rekord – me një zonë që arrin një maksimum prej 48.9C. Melbourne ka regjistruar një temperaturë prej 41C.

Chris Hardman, shefi i zjarrfikësve në Forest Fire Management Victoria, u kishte thënë gazetarëve se kushtet e nxehtësisë në shtet po i bënin kushtet “jashtëzakonisht të vështira” për zjarrfikësit.

Nuk është e qartë se çfarë dëmesh janë shkaktuar nga zjarret, por Zëvendës Kontrollori i Incidenteve të Australisë, Alistair Drayton, tha se kishte “dëshmi” se disa shtëpi ishin shkatërruar plotësisht.

Ai gjithashtu vlerësoi punën “spektakolare” të bërë nga zjarrfikësit deri më tani.

Përveç Victorias, ku ka një ndalim të plotë të zjarrit, Australia Jugore është vënë gjithashtu në gatishmëri për rrezik “ekstrem” nga zjarri.

Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se nxehtësia e zgjatur mbart rreziqe të konsiderueshme shëndetësore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.