KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend

Hamza takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Sipas një njoftimi thuhet se gjatë takimit, Hamza dhe ambasadorja Ziv diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Siç thuhet në njoftim, kryetari i PDK-së falënderoi ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Kryetari i PDK-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.