Avokati i ri i Popullit Faton Selami, sot ka dhënë deklaratën solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Selami tregoi disa nga top prioritetet e tij në krye të këtij institucioni.
“Në atë drejtim duhet të punohet, që të ekipohemi në mënyrë kadrovike, pasi që institucioni punon me kapacitet prej 40% të administratës, duhet të ketë punësime të reja. Gjithashtu duhet të zgjidhen me Badenter në Parlament edhe zëvendësit e Avokatit të Popullit dhe do të duhet të kalohen në Parlament edhe Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Avokatin e Popullit. Unë do të kërkoj që edhe gjoba të parashihen, në qoftë se nuk respektohen rekomandimet e Avokatit të Popullit, të mund të shqiptohen edhe gjoba”, tha Selami.
Selami vjen në vendin e ish Avokatit të Popullit Naser Ziberi, i cili më 12 korrik 2025 e përfundoi mandatin për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim.
Avokati i ri i Popullit është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike, me provime të dhëna të noterit dhe jurisprudencës. Mandati i Avokatit të Popullit zgjat tetë vjet, me mundësi edhe për një rizgjedhje, sipas Ligjit dhe procedurave të Kuvendit.
LEXO:
- Rishikimi i Pentagonit në NATO përgatit opsionet e trupave për Hegseth deri më 6 nëntor
- Bilanci tragjik në Nepal, 389 të vdekur nga përmbytjet katastrofike
- SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut
- Qeveria uli çmimet e mjeteve shkollore, ISHT del në terren për kontrolle
- Spajiq: Një operacion hibrid po përgatitet nga rajoni për të destabilizuar Malin e Zi
- Nga pushimi i drekës te 1.7 milionë dollarë, gruaja nga Virginia nuk u beson syve
- Albin Kurti me urim për Donjeta Sadikun: Një fitore e madhe për sportin e Kosovës
- Brian Austin Green zbulon detajet e një sëmundjeje të rëndë: Më është dashur të mësoj të ecë dhe të flas përsëri
