KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rita shpërndan në Instagram intervistën ekskluzive të Paris Hilton për Telegrafin: Jam shumë me fat të të kem në jetë, si shoqe të vërtetë

Rita shpërndan në Instagram intervistën ekskluzive të Paris Hilton për Telegrafin: Jam shumë me fat të të kem në jetë, si shoqe të vërtetë

Disa ditë më parë, Paris Hilton dha një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ku foli hapur për dokumentarin e saj të ri, Infinite Icon: A Visual Memoir, kapitulli përfundimtar i një trilogjie rrëfimore.

Për herë të parë, Hilton ndau detaje personale të sinqerta, duke rrëfyer momente nga karriera dhe jeta e saj.

Gjatë bisedës, Paris foli edhe për dy yjet shqiptare, të cilat i ka shumë të afërta, Ritën dhe Beben.

Ajo u shpreh: “E dua Ritën dhe Beben. Janë ndër vajzat më fantastike që njoh. Janë jashtëzakonisht të talentuara dhe shumë argëtuese. Janë të vërteta, shumë të dashura, me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi shumë të afërta. I dua me të vërtetë dhe jam shumë krenare për to. Të dyja janë artiste të mrekullueshme, kanë zemër të madhe dhe gjithmonë shkëlqejnë. Do t’i takoj për pak ditë, në një festë të mikut tim, dhe mezi po pres të rri me to”.

Ky moment u bë edhe më i veçantë për publikun shqiptar, pasi Rita shpërndau intervistën në InstaStory-n e saj, duke shkruar: “Dashuria ime. Jam shumë me fat të të kem në jetë si shoqe të vërtetë”.

Ky gjest theksoi lidhjen e ngushtë mes Paris Hilton dhe vajzave shqiptare, duke bërë që intervista të ndihet edhe më personale dhe domethënëse. /Telegrafi/

Rita Ora/InstaStory

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.