KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick komenton presionin e Real Madridit në garën për titullin e La Ligës

Flick komenton presionin e Real Madridit në garën për titullin e La Ligës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, mbetet i qetë pavarësisht presionit në rritje nga Real Madridi në garën për titull në La Liga.

Los Blancos që janë vetëm një pikë prapa Blaugranëve në tabelën e La Ligës, pas 20 ndeshjeve të luajtura deri tani në kampionat.

Megjithatë, trajneri gjerman i katalunasve ndihet i qetë momentalisht, pasi sipas tij ka ende shumë kohë deri në fund të sezonit.

“Ka ende shumë punë për të bërë. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Nuk e di nëse do të kem kohë ta shikoj ndeshjen (Villarreal kundër Real Madridit) sot”, ka thënë a trajneri i Blaugranave në konferencë.

Standings provided by Sofascore

Për ndeshjen e nesërme të La Ligës kundër Real Oviedos, Flick pret fitore nga ana e ekipit të tij.

“Po luajmë në shtëpi dhe duam të fitojmë. Është diçka që na përket neve. Në ndeshjet e fundit, kundërshtari gjithmonë ka shënuar i pari dhe ne duam ta shmangim këtë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.