KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

U aksidentua me veturën që e vodhi, e dyshuara merr trajtim mjekësor në QKUK

U aksidentua me veturën që e vodhi, e dyshuara merr trajtim mjekësor në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i është vjedhur vetura, ndërkaq pas një kohë është njoftuar e dyshuara është aksidentuar me veturën e vjedhur.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, të premten në ora 19:40.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa lokale. Pas një kohe është marr informatë se vetura është e përfshirë në një aksident, ku e dyshuara femër kosovare me probleme mendore, e cila e kishte marrë veturën ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.