KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Posta e Maqedonisë: Punonjësit kanë marrë pagat e tyre, greva është e motivuar politikisht

Posta e Maqedonisë: Punonjësit kanë marrë pagat e tyre, greva është e motivuar politikisht

“Organizimi i një proteste nga një nga Sindikatat e Punonjësve të Postës së Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht tendencioz dhe i pavlerë, në kushte kur të gjithë punonjësve u janë paguar pagat”, thuhet në reagimin e “Postës së Maqedonisë” në një deklaratë pas protestës së sotme të punonjësve.

Ata besojnë se protesta është e motivuar politikisht, dhe punonjësit po manipulohen, gjë që prish funksionimin normal të kompanisë.

“Dëshirojmë të theksojmë se Sindikata u informua në kohën e duhur, theksojmë edhe një herë “u informua në kohën e duhur” se problemi është zgjidhur dhe se të gjithë punonjësve u janë paguar pagat.

Megjithatë, duhet të konkludojmë me zhgënjim se punonjësit po keqpërdoren nga struktura të caktuara politike të cilat në mënyrë tendencioze po përpiqen të prishin funksionimin e Postës së Maqedonisë së Veriut.

Ju informojmë se jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Qeverinë dhe me bashkëpunim të përbashkët, po i kapërcejmë vazhdimisht të gjitha problemet që lindin në operacionet tona aktuale.

Duke u përpjekur për zgjidhjen e të gjitha situatave që kanë lindur, u bëjmë thirrje të gjitha organizatave sindikale që të përfshihen në zgjidhjen e të gjitha sfidave me të cilat përballet kompania jonë, pa u provokuar dhe manipuluar”, thonë nga Posta e Maqedonisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.