KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pse Spanja refuzon t’i bashkohet Bordit të Paqes?

Pse Spanja refuzon t’i bashkohet Bordit të Paqes?

Pedro Sanchez deklaroi këtë mëngjes se Spanja nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.

“E vlerësojmë ftesën, por e refuzojmë. Kjo e bëjmë kryesisht dhe në thelb për arsye të qëndrueshmërisë”, tha kryeministri spanjoll për gazetarët pas samitit të BE-së në Bruksel.

Ai shtoi se vendimi është në përputhje “me rendin multilateral, sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Kryeministri spanjoll gjithashtu theksoi se Bordi “nuk përfshin Administratën Palestineze”, raporton yahoonews.

Trump të enjten formalizoi krijimin e Bordit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke nënshkruar statutin themelues së bashku me një grup të larmishëm vendesh.

Afro 60 qeveri u ftuan të bashkohen, por pak aleatë perëndimorë të Uashingtonit e kanë pranuar publikisht, dhe Hungaria dhe Bullgaria janë të vetmet shtete anëtare të Bashkimit Evropian që kanë nënshkruar deri tani. Ndër nënshkruesit e tjerë është edhe Kosova, e cila u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Trump fillimisht e konceptoi Bordin si një organ që do të mbikëqyrë rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Që atëherë ai ka propozuar që ambiciet e Bordit mund të zgjerohen për të adresuar konflikte dhe kriza në mbarë botën. Trump të enjten njoftoi gjithashtu bashkëpunimin midis Bordit dhe Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.