KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Aliu: Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore në zhvillimin e mjekësisë kardiovaskulare

Aliu: Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore në zhvillimin e mjekësisë kardiovaskulare

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, mori pjesë sot në mëngjes në një simpozium profesional, të organizuar nga “Klinika Zhan Mitrev”, i cili shërben si platformë për lidhjen e rekomandimeve ndërkombëtare me praktikën reale klinike.

“Vlerë e veçantë e këtij simpoziumi është formati interaktiv, i cili mundëson shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e vendimmarrjes klinike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet specialiteteve të ndryshme, me qëllim ofrimin e kujdesit më cilësor, më të sigurt dhe më të personalizuar për pacientët. U theksua veçanërisht kontributi aktiv i edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe zhvillimi i mjekësisë kardiovaskulare”, deklaroi në fjalimin e tij ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ministri, ndër të tjera, rikujtoi edhe risitë e projektligjit për mbrojtje nga duhani, qëllimi i të cilit është pikërisht mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të pacientëve, duke pasur parasysh se duhanpirja shkakton sëmundje kardiovaskulare, të cilat janë në rritje si në vendin tonë, ashtu edhe në nivel global.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore dhe, në vazhdimësi, po përmirëson kushtet në institucionet publike shëndetësore si dhe po realizon furnizimin me pajisje moderne, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.