KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Beatles “lexuan” për fitoren e Marseille ndaj Liverpoolit – spektakli i ultrasve francezë në tribuna

Beatles “lexuan” për fitoren e Marseille ndaj Liverpoolit – spektakli i ultrasve francezë në tribuna

Liverpool mundi Marseillen 3-0 në raundin e shtatë të Ligës së Kampionëve, por në tribunat e Velodromit, fituan tifozët vendas.

Ultrasit e klubit francez janë të njohur për koreografitë e tyre spektakolare, dhe këtë herë ata nuk zhgënjyen as për standardet e tyre.

Përpara ndeshjes, ata ngritën një koreografi me karta blu dhe të bardha që mbulonte të gjithë tribunën jugore. Poshtë saj, një banderolë shtrihej përgjatë gjithë fushës me mbishkrimin në frëngjisht: “Marseille, bukuroshja ime. Këto fjalë shkojnë mrekullisht me njëra-tjetrën, Marseille ime’.

Tifozët ngritën gjithashtu një fotografi të madhe të legjendave të qytetit kundër Liverpoolit dhe një pikturë gjigante të Beatles, grupit të famshëm të Liverpulit.

Në imazh, anëtarët e grupit më të njohur muzikor shfaqeshin të ulur duke lexuar gazetën lokale të Marseille. Në kopertinën e gazetës shkruhej: “Historia përsëritet”, bashkë me një riprodhim të fotos së Habib Beye, Mathieu Flamini dhe Didier Drogba duke festuar fitoren e Marsejës ndaj Liverpoolit dhe eliminimin e ekipit anglez nga Liga e Evropës në vitin 2004.

Ky gjest bëri që vargjet e këngës të dukeshin qartë: një parafrazim i refrenit të Beatles “Michelle”: “Michelle, bukuroshja ime. Këto janë fjalë që shkojnë mirë me njëra-tjetrën, Michelle ime”.

Tifozët e Marsejës e zëvendësuan “Michelle” me “Marseille”, duke krijuar kështu një homazh unik dhe kreativ për skuadrën e tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.