KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kthesa e Trumpit ndaj Grenlandës është ‘rruga e duhur’, thotë kancelari gjerman

Kthesa e Trumpit ndaj Grenlandës është ‘rruga e duhur’, thotë kancelari gjerman

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka folur në Davos duke theksuar zhvillimet e fundit në Grenlandë, përfshirë tërheqjen e Donald Trump nga kërcënimet e tij për të marrë Grenlandën me anë të shtrëngimit.

“Unë i mirëpres komentet e presidentit Trump nga mbrëmja e kaluar”, tha Merz, transmeton Telegrafi.

“Kjo është rruga e duhur për të vepruar, sepse çdo kërcënim për të përvetësuar territorin evropian me forcë do të ishte i papranueshëm”, shtoi kancelari gjerman.

“Nëse SHBA-të do të vendosnin tarifa ndëshkuese mbi Grenlandën, përgjigja e Evropës do të ishte e bashkuar, e qetë, e matur dhe e vendosur”, theksoi Merz.

Ndryshe, Trump prej muajsh pati paralajmëruar marrjen e kontrollit mbi Grenlandën duke mos përjashtuar edhe përdorimin e forcës ushtarake, megjithatë në Davos ka qartësuar deklaratën duke thënë se nuk do të përdor forcë SHBA.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.