KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM propozon Bojan Mariçiq për kryetar të KSHZ-së

LSDM propozon Bojan Mariçiq për kryetar të KSHZ-së

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet në seancën e sotme miratoi unanimisht propozim-vendimin për zgjedhjen e Kryetarit, Zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Në përputhje me nenin 27, paragrafi 4 i Kodit Zgjedhor, nga kandidatët në listën e propozuar, partitë politike propozojnë një Kryetar dhe dy anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa partitë në pushtet propozojnë një Zëvendëskryetar dhe tre anëtarë të KSHZ-së”, tha Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgjija Sajkoski.
OBRM-PDUKM propozoi tre anëtarët Aleksandar Dashtevski, i diplomuar në drejtësi nga Shkupi, Angelço Ristov, i diplomuar në drejtësi dhe magjistër në të drejtën administrative dhe administratë publike nga Dellçeva, dhe Svetlana Karapetrova, ekonomiste dhe magjistër në ekonomi, financa, kontabilitet dhe auditim nga Tetova.
LSDM propozoi ish-ministrin dhe ish-zëvendëskryeministrin, Bojan Mariçiq, për kryetar të KSHZ-së, ndërsa Boris Kondarko, i cili më parë ishte pjesë e KSHZ-së, për anëtar të saj.
BDI propozoi Ditmire Shehun, e diplomuar në drejtësi nga Gostivari, për anëtar të KSHZ-së. Lëvizja Besa, e cila është pjesë e koalicionit VLEN, propozoi Abdush Demirin, ekonomist i diplomuar dhe magjistër në ekonomi dhe financa nga fshati Neproshten – Komuna e Tearcës, për nënkryetar të KSHZ-së.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë (kryetar, nënkryetar dhe pesë anëtarë të tjerë)./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.