KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një person nga Gostivari ka denoncuar se i janë keqpërdorur të dhënat e tij personale

Një person nga Gostivari ka denoncuar se i janë keqpërdorur të dhënat e tij personale

SPB Tetovë njofton se një person ka denoncuar se i janë keqpërdorur të dhënat e tij personale.

“Më 20.01.2026 në DPB Gostivar, një 72-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se i janë keqpërdorur të dhënat e tij personale.

Sipas denoncimit, gjatë marrjes së një vërtetimi për të ardhurat e realizuara nga Drejtoria e të Hyrave Publike, ai ka vërejtur se në dosjen e tij janë regjistruar fitime nga lojërat e fatit në vlerë prej 74.294 denarëve për vitin 2024, të cilat ai nuk i ka tërhequr kurrë.

Siç është denoncuar, ai dyshon se punonjësit në një bastore sportive kanë shfrytëzuar të dhënat e tij nga letërnjoftimi për t’u paguar fitime personave të tretë dhe për shkak të këtyre të ardhurave fiktive ai është përballur edhe me shkurtime financiare të pensionit të tij në Itali. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.