KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky nuk shkon në Davos

Zelensky nuk shkon në Davos

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump është në rrugë për në Davos, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vazhdon të qëndrojë në Kiev.

Ai raportohet se po merret me krizën më të rëndë energjetike të shkaktuar nga sulmet masive ruse që vazhdojnë çdo natë dhe ditë.

Megjithatë, Ukraina është e përfaqësuar në Davos: ministri i mbrojtjes dhe sigurisë Rustem Umerov, shefi i zyrës Kyrylo Budanov dhe David Arakhamia, kreu i partisë “Shërbëtori i Popullit”, ndodhen në Forumin Ekonomik Botëror.

“Ata punojnë aktivisht me palën amerikane, punojnë me përfaqësues evropianë për takime të mundshme dhe për paketat e ndihmës. Raketat për mbrojtjen ajrore nevojiten çdo ditë. Arma nevojitet çdo ditë. Pajisje për rindërtim, për rezervat, janë të nevojshme çdo ditë”, tha lideri ukrainas në një fjalim mbrëmjeje të martën.

“Nëse forumi sjell rezultate reale për Ukrainën – Ukraina do të përfaqësohet aty. Askush nuk ka nevojë për politikë boshe dhe biseda pa rezultate”, shtoi ai.

Ndryshe, Kosova në këtë forum ndërkombëtar ekonomik po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.