KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Peja pëson keq nga Iraklisi grek në ENBL

Peja pëson keq nga Iraklisi grek në ENBL

Peja pësoi një humbje të thellë në ligën ndërkombëtare ENBL, duke u mposhtur me rezultatin 122:80 nga Iraklisi.

Ndeshja e së martës mbrëma u dominua nga skuadra greke, e cila tregoi një efikasitet të jashtëzakonshëm, duke fituar me një diferencë prej 42 pikësh.

Ky ishte humbja e pestë për Pejën në “European North Basketball League”, ndërsa ekipi ka regjistruar vetëm një fitore deri më tani. Ndeshja e kaluar ishte humbje zyrtare, pasi Peja nuk udhëtoi, duke zgjedhur të përqendrohej te sfidat në kampionat.

“Të hendikepuar nga mungesat e shumta dhe një ‘roster’ i shkurtër, nuk arritëm të luftonim më shumë sonte,” theksoi ekipi pejanas.

Te Peja, Tyron Flatten ishte më efikasi me 23 pikë, ndërsa Cesare Edwards shtoi edhe 14 pikë.

Për Iraklisin, kjo ishte fitorja e gjashtë në sezon, duke treguar se skuadra greke është një nga më të fortat në ENBL, me vetëm një humbje të regjistruar deri tani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.