KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë’ Evropën

Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë’ Evropën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar kundër “një zhvendosjeje drejt një bote pa rregulla”, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Epoka është shënuar nga “shkelja” e ligjit ndërkombëtar dhe nga marrja e kontrollit nga ligji i më të fortit, tha presidenti francez, i cili mbante syze dielli për shkak të një problemi me sytë.

“Është qartë një kohë shumë shqetësuese”, tha Macron, duke përmendur veçanërisht politikën e jashtme agresive të administratës Trump, transmeton Telegrafi.

Ai tha se marrëveshjet e fundit tregtare që u arritën me SHBA-në nën kërcënimin e tarifave “minojnë interesat tona të eksportit, kërkojnë lëshime maksimale dhe synojnë hapur ta dobësojnë dhe nënshtrojnë Evropën”.

Macron gjithashtu përsëriti pikëpamjen e tij se kërcënimet me tarifa të përdorura si “levë kundër sovranitetit territorial” ishin “të papranueshme”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.