KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për gjykatësin Gjoko Ristov

Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për gjykatësin Gjoko Ristov

Gjykatësi Gjoko Ristov nuk është në arrati dhe sot është intervistuar në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit.

Pas intervistimit, prokurorja ka kërkuar që ndaj tij të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak.

“Sot prokurori kompetent e intervistoi gjykatësin e dyshuar dhe i dorëzoi provat e mbledhura, mbi të cilat bazohet dyshimi i bazuar se ka kryer veprat për të cilat akuzohet.

Duke vlerësuar kushtet objektive që duhet të plotësohen për vendosjen e një mase për sigurimin e pranisë, si dhe kushtet subjektive që e justifikojnë, prokurori paraqiti për gjykatësin tek gjykatësi paraprak të Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për vendosjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit.

Përveç kësaj mase, është propozuar edhe vendosja e një mase paraprake – sekuestrimi i përkohshëm i pasaportës ose dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, respektivisht ndalimi i lëshimit të tyre”, njoftojnë nga Prokuroria.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.