KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Jurgen Klopp këshillon Real Madridin për trajnerin e ri

Jurgen Klopp këshillon Real Madridin për trajnerin e ri

Drejtori i futbollit i Red Bull, Jurgen Klopp ka folur për shkarkimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi, si dhe për thashethemet që e lidhin atë me klubin.

Duke folur për agjencinë franceze AFP, ish-trajneri i Mainz, Dortmund dhe Liverpool pranoi se e priti lajmin për Alonson me ndjenja të përziera.

Klopp gjithashtu i dërgoi një mesazh bordit të klubit madrilen në lidhje me planifikimin sportiv.

“Do të rekomandoja që kur të shkarkojnë trajnerin, të kenë një ide se kush do të jetë pasardhësi i tij”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Dhe kjo është realiste. Nëse mendojnë se mund ta sjellin Pepin, do të thoja se shanset nuk janë veçanërisht të mëdha”.

Ai në fund mohoi çdo interes për të marrë drejtimin e Real Madridit.

“Jam në një fazë të jetës sime ku jam plotësisht i lumtur me situatën time. Nuk dua të jem askund tjetër”, tha ai, duke minimizuar raportimet e medias. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.