Një vit pas lansimit në Kosovë dhe zgjerimit të shpejtë në dy qytete, duke shënuar një nga lansimet më të suksesshme të Wolt në nivel global, Wolt prezanton ridizajnimin më të madh të aplikacionit në historinë e tij.
Ky përditësim shënon një hap të rëndësishëm në evolucionin e Wolt nga një aplikacion për dërgesa ushqimi në një platformë të plotë të tregtisë lokale – një “qendër tregtare në xhepin e secilit”.
Aplikacioni i ridizajnuar i Wolt ua bën më të lehtë se kurrë përdoruesve në Kosovë të zbulojnë, shfletojnë dhe blejnë gjithçka që ofron qyteti i tyre – nga restorantet dhe ushqimet, te farmacitë, produktet e bukurisë, elektronika dhe shumë më tepër të gjitha në një përvojë më të shpejtë, më të mençur dhe më miqësore.
Çfarë ka të re në aplikacionin e ridizajnuar të Wolt?
Search & Browse Hub
Një buton i ri lundrues shërben si pikë e vetme hyrëse për gjithçka që ndodhet përreth. Me vetëm një klik, përdoruesit mund të eksplorojnë restorante, dyqane dhe shërbime që ofrohen pranë tyre.
Universal Search
Përdoruesit thjesht shkruajnë atë që kërkojnë dhe aplikacioni e kupton qëllimin.Për shembull, kërkimi për “proteinë” shfaq pije proteinike nga marketet, suplemente nga farmacitë dhe ushqime me përmbajtje të lartë proteinike nga restorantet – të gjitha në një pamje të vetme.