KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump publikon mesazhet private nga Macron

Trump publikon mesazhet private nga Macron

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar ‘screenshot’ të një mesazhi nga homologu francez Emmanuel Macron në aplikacionin e mesazheve Signal.

Në mesazh, presidenti francez i tha Trump se “nuk e kuptonte çfarë po bënte në Grenlandë”, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu sugjeroi organizimin e një takimi të G7 në Paris të enjten, dhe e ftoi presidentin amerikan për një darkë të veçantë në kryeqytetin francez atë ditë.

Mesazhi me tekst është autentik, konfirmoi një burim pranë Macron, sipas Reuters.

“Kjo tregon se presidenti francez mbron të njëjtën linjë si në publik ashtu edhe në privat”, shtoi burimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.