Një valë e re moti të ftohtë dhe reshjesh bore pritet drejt mesit të javës së ardhshme. Qendra Kombëtare Meteorologjike (QMK) thotë se nesër do të kemi një mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare dhe erë të lehtë verilindore.
Ndryshimi i vërtetë i motit vjen të martën.
“Të martën, vonë gjatë ditës, natës dhe të mërkurën, priten reshje të herëpashershme, kryesisht borë.” Gjatë kësaj periudhe, temperaturat do të variojnë nga një minimum prej -10°C deri në një maksimum prej 7°C të martën, ndërsa të mërkurën maksimumi ditor do të arrijë 6°C .
Stabilizim pritet nga e enjtja, por me kushte mjegulle në lugina. “Nga e enjtja do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë kushte për mjegull në lugina.” Temperaturat në gjysmën e dytë të javës do të rriten pak, me maksimume ditore deri në 10°C të shtunën.
LEXO:
- Milot Rashica drejt largimit nga Besiktasi, del në skenë një klub i ri
- Polish president strips Zelensky of highest state decoration
- Presidenti polak i heq Zelenskyt dekoratën më të lartë shtetërore
- Tri vjet radhazi ndër më të kërkuarat: Kjo ngjyrë delikate po u jep thonjve pamjen më të freskët të sezonit
- Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër
- Pas Gordonit, Barcelona mbyll edhe transferimin e dytë të kësaj vere
- Croatia ready to increase forces in Kosovo, NATO reviews number of KFOR troops
- Kroacia gati të shtojë forcat në Kosovë, NATO rishikon numrin e trupave të KFOR-it
