KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ushtarët gjermanë largohen nga Grenlanda pasi “ekipi përfundoi misionin”

Ushtarët gjermanë largohen nga Grenlanda pasi “ekipi përfundoi misionin”

Një ekip zbulimi ushtarak gjerman prej 15 ushtarësh, i dërguar së fundmi në Grenlandë, u nis nga ishulli Arktik të dielën për në Kopenhagen, tha një zëdhënës ushtarak për DPA-në.

Ekipi mbërriti të premten si pjesë e një misioni zbulimi të udhëhequr nga Danimarka që synonte forcimin e sigurisë përreth Grenlandës.

Disa vende evropiane të NATO-s dërguan gjithashtu ekipe të vogla personeli.

Dhe zëdhënësi i qendrës së komandës dhe kontrollit tha se ekipi e kishte përfunduar misionin e tij.

“Rezultatet e zbulimit do të analizohen në ditët në vijim”.

Dislokimi vjen pas shtytjes agresive të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të blerë Grenlandën, një ishull Arktik gjysmë-autonom i pasur me burime, që është zyrtarisht pjesë e Danimarkës, një anëtare e NATO-s.

Të shtunën, Trump përshkallëzoi tensionet duke njoftuar tarifa shtesë për tetë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkën, duke filluar nga shkurti.

Ai tha se masat e shkallëzuara do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës” dhe kritikoi praninë e trupave evropiane në ishull.

Trump argumenton se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për të garantuar sigurinë në Arktik, duke i justifikuar planet e tij me shqetësime sigurie rreth kërcënimeve nga Kina dhe Rusia në rajon.

Por aleatët e NATO-s thonë gjithashtu se Grenlanda nuk ka nevojë të merret nga SHBA-të për të mbrojtur Arktikun. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.