OpenAI tha se do të fillojë të shfaqë reklama në ChatGPT për disa përdorues amerikanë, duke rritur përpjekjet për të gjeneruar të ardhura nga chatboti me Al, për të financuar kostot e larta të zhvillimit të teknologjisë.
OpenAI tha se reklamat do të testohen me përdoruesit në nivelin falas të kompanisë dhe planin me çmim më të ulët Go që tani po e zgjeron globalisht.
Ato do të shfaqen në javët e ardhshme dhe do të jenë të ndara nga përgjigjet e gjeneruara nga ChatGPT.
Përdoruesit në nivelet më të shtrenjta Plus, Pro, Business dhe Enterprise nuk do të kenë reklama.
OpenAI tha gjithashtu se reklamat nuk do të ndikojnë në rezultatet e ChatGPT dhe se bisedat e përdoruesve nuk do të ndahen me tregtarët.
Ky veprim shënon një ndryshim të madh për kompaninë që deri më tani mbështetej te abonimet.
Ai tregon presionin me të cilin përballet OpenAI për të rritur të ardhurat, ndërsa shpenzon shumë për qendrat e të dhënave dhe përgatitet për një ofertë publike fillestare të shumëpritur. /Telegrafi/