Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me europerspektivën e shtetit, tha se qëllimi është së pari të përfundojmë detyrat e shtëpisë që lidhen me Agjendën e reformave, e pastaj i mbetet Unionit nëse do të vazhdojë të bilateralizojë procesin tonë të qasjes.
“Rruga e integrimit evropian të Maqedonisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me vullnetin e 27 shteteve anëtare, njëra prej të cilave është Bullgaria. Ju e dini që kemi problem me ta, por ne synojmë të përfundojmë detyrat tona të shtëpisë, të përgatitemi, të përfundojmë të gjitha ato çështje të hapura që lidhen me Agjendën e reformave, të mbyllim të gjitha ato reforma që kemi planifikuar t’i mbyllim”, tha Mickoski.
Ai shtoi se pasi t’i bëjmë të gjitha këto, atëherë do t’ua lëmë 27 shteteve anëtare të vendosin nëse do ta bilateralizojnë këtë proces apo nëse do të bazohet në kriteret që kishin të gjitha vendet që janë inkuadruar në këtë aleancë, respektivisht në BE.
Kryeministri Mickoski prej nesër e deri më 23 janar do të marrë pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, që këtë vit mbahet nën moton “Në frymën e dialogut”.
LEXO:
- HAPËSIRAT E ZBRAZËTA (ÇFARË DUHET TË BËJMË TASH?)
- LSDM: Mickoski gënjen sërish, tani edhe për Kodin Zgjedhor
- Vala e të nxehtit trondit politikën franceze, qeveria përballet me mocion mosbesimi
- Është publikuar lista e filmave më të mirë të gjysmës së parë të vitit 2026
- Kthjellime dhe vranësira në orët e pasdites, parashikimi i motit në Shqipëri
- Protestuesit në Tiranë dyshohet se goditën me sende të forta policët dhe sulmuan deputetët, arrestohen 19 persona
- Crossroads Fest 2026 hapi edicionin e dytë me aktivitete edukative, artistike dhe një mbrëmje spektakolare
- ESHR: Rreth 66% e kontrolleve në Klinikën për Kirurgji Torakale janë bërë si raste urgjente ose udhëzimeve pa termin
