Një kat i një ndërtese në Paris ku ishin mbledhur rreth 50 vetë për një festë u shemb, duke lënduar dhjetëra persona.
“Sipas përditësimit të fundit nga zjarrfikësit, ka 14 persona në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha zyra e prokurorit të Parisit.
Prefektura e policisë së Parisit raportoi se një person kishte pësuar arrest kardiak dhe ishte shtruar menjëherë në spital në gjendje kritike.
Sipas gjetjeve fillestare, shembja ishte “strukturore” dhe nuk lidhej me një rrjedhje gazi.
Rreth 145 zjarrfikës me 45 automjete, si dhe ambulanca të shumta, u mobilizuan.
“Një hetim për shkakun e lëndimeve është hapur. Hetimi është duke vazhduar”, deklaroi zyra e prokurorit të Parisit. /Telegrafi/