I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i talentuar Milot Avdyli. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Avdyli ka rrëfyer në detaje rrugëtimin e tij në futboll, duke u ndalur te momentet kyçe që kanë shënuar karrierën e tij, veçanërisht debutimi me gol si 17-vjeçar te Trepça ’89 gjatë pandemisë – një start që sipas tij e ka frymëzuar për të ardhmen.
Futbollisti kosovar tregoi historinë interesante të transferimit te Aarau, duke zbuluar se e gjithë iniciativa erdhi nga vetë ai, pasi i shkroi një menaxheri dhe më pas siguroi kalimin te klubi zviceran.
Avdyli u ndal te periudha e shkëlqyer te “Aarau i shqiptarëve”, ku tregon për atmosferën pozitive, përkushtimin dhe mënyrën se si klubi e ndihmoi të rritej si lojtar dhe si individ.
Avdyli foli edhe për eksperiencën e tij në Ukrainë, ku gjithçka dukej perfekte, por lufta e detyroi të largohej, megjithatë projekti e kishte bindur nga fillimi.
Ai tregoi gjithashtu për punën e detajuar me trajnerin spanjoll Albert Riera, duke theksuar analizat e hollësishme dhe ndikimin e madh të tij në zhvillimin profesional të futbollistit.
Një pjesë interesante e bisedës u fokusua edhe te kombëtarja, ku Avdyli zbuloi se ende pret ftesën e Kosovës, pavarësisht se ka dy vite që nuk ka kontakt, ndërsa tregoi gjithashtu se është monitoruar nga Shqipëria dhe nuk e përjashton mundësinë të pranojë ftesën kuqezi.
Episodin e plotë me futbollistin Milot Avdyli mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com