Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Safe City”, në periudhën nga 20 janar (e martë) deri më 31 janar (e shtunë) do të kryhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve të instaluara të mbikëqyrjes së trafikut (kamerave).
Testet do të kryhen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
“Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjeteve në vendet ku kryhet testimi nuk do t’u lejohet të kalojnë ndërsa procedura është në zhvillim e sipër. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në vendet me kamera të instaluara në zonën e qytetit të Shkupit”.
“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim që të sigurohet zbatimi i qetë dhe i sigurt i aktiviteteve të planifikuara”, thonë nga MPB.