KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Skandal i madh në Premier League! Arsenali përfiton nga vendimet e gjyqtarit ndaj Manchester Cityt

Skandal i madh në Premier League! Arsenali përfiton nga vendimet e gjyqtarit ndaj Manchester Cityt

Vendime të pabesueshme dhe polemika të mëdha në derbin mes Arsenalit dhe Manchester Cityt. Dy episode të diskutueshme kanë vënë në qendër të vëmendjes gjykimin në një prej ligave më të forta në botë.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për javën e 12-të të Premier League, është shoqëruar me momente që kanë shkaktuar shumë reagime, shkruan Indeksonline

Fillimisht, Arsenali realizoi një gol, ndonëse në zonën e portës pati pretendime të forta për faull ndaj portierit të Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma. Kontakti me gardianin italian u konsiderua nga shumëkush si ndërhyrje e parregullt, por goli u lejua.

Polemikat vazhduan edhe në anën tjetër të fushës. Manchester Cityt iu mohua një penallti e pretenduar si e pastër, pasi një mbrojtës i Arsenalit preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, në një episod që ngriti shumë pikëpyetje për vendimmarrjen e gjyqtarit.

Dy situata të rënda, të dyja në favor të Arsenalit, kanë nxitur diskutime të mëdha për nivelin e gjykimit në Premier League./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.