KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona e shfrytëzon gabimin e Realit, fiton bindshëm ndaj Deportivo La Coruna

Barcelona e shfrytëzon gabimin e Realit, fiton bindshëm ndaj Deportivo La Coruna

Barcelona nuk ka lënë hapësira për gabim duke përfituar nga lëshimi i Real Madridit, duke rritur edhe më shumë distancën në krye të La Liga-s.

Katalunasit zhvilluan një tjetër paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat 1-5.

Lamine Yamal pas vetëm dy minutave lojë përfitoi nga asistimi i Pedrit për të kaluar Barcelonën në epërsi.

Vendasit u kthyen në lojë shtatë minuta më vonë falë Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi ndaj ish-klubit (9’).

Por, që atëherë Barcelona mori krejtësisht lojën në dorë. Dani Olmo u përkujdes për ta kthyer epërsinë pas bashkëpunimit me Gordon (20’).

Kurse, Raphinha me një het-trik e vulosi fitoren (50’, 83’, 90+1’).

Kësisoj, Barcelona tani shkon në kuotën e 39 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madridi. Deportivo La Curuna zë vendin e 13-të me 15 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.