Enzo Fernandez po konsideron të ardhmen e tij te Chelsea pas largimit të Enzo Maresca si trajner.
‘Blutë’ vendosën të ndahen nga trajneri italian në Ditën e Vitit të Ri, me Liam Rosenior që tani po merr drejtimin te “Stamford Bridge”.
Sugjerohet se fituesi i Kupës së Botës, Fernandez, mund të tërhiqet larg nga Londra Perëndimore, me Paris Saint-Germainin ndër pretendentët e tij.
Raporte nga Franca tregojnë se mesfushori argjentinas po “vlerëson opsionet e tij”.
Ai po kërkon përgjigje mbi drejtimin ku po shkon Chelsea pas ndarjes me Marescan, pasiqë e ka parë trajnerin të sjellë trofe të Ligës së Konferencës dhe Kupës së Botës për Klube në 2025.
Rosenior është i paprovuar në menaxhimin e Ligës Premier dhe ka shumë për të treguar kur bëhet fjalë për mbajtjen e një posti kaq të rëndësishëm në Angli.
Mesfushori gjithpërfshirës u bashkua me Chelsean në një transferim rekord britanik prej 107 milionë euro në vitin 2023.
Ai kaloi një fillim të ngadaltë me ‘Blutë’, por ka zhvilluar rolin e tij si lider në fushë, me shiritin e kapitenit që shpesh i është dhënë në dorë.
Fernandez duket i gatshëm të konsiderojë një fillim të ri, pasi kishte një marrëdhënie të frytshme pune me ish-trajnerin Maresca. Ai pranoi se u ndje “i trishtuar” kur pa italianin të largohej.