KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Cagliari – Milan : Modric, Bartesaghi dhe Pavlovic out, rikthehen Ramos dhe Camarda

Cagliari – Milan : Modric, Bartesaghi dhe Pavlovic out, rikthehen Ramos dhe Camarda

Xhiroja e 13 e Serie A mbyllet nesër mbrëma me ndeshjen Cagliari – Milan.

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim po përballet me mungesa të shumta të futbollistëve për shkak të lëndimeve.

Listës së gjatë të mungesave për ndeshjen e nesërme i janë bashkuar edhe Modric , Bartesaghi e Pavlovic të cilët nuk arritën të rikuperohen me kohë.

Për këtë arsye trajneri Amorim ka vendosur të thërrasë katër lojtarë nga Milan Futuro, kryesisht për të mbuluar hapësirat në mbrojtje dhe në mesfushë.

Borsani, Ossola, Pandolfi, Perera dhe Vladimirov do të udhëtojnë me ekipin.

Lajm i mirë për Milanin është rikthimi i sulmuesve Ramos dhe Camarda të cilët janë të gatshëm për lojë.

Ndeshja Cagliari – Milan zhvillohet të hënën mbrëma në Sardegna dhe nis në ora 20:45.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.