KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Derbi i Anamoravës pa fitues, Gjilani dhe Drita ndajnë pikët

Derbi i Anamoravës pa fitues, Gjilani dhe Drita ndajnë pikët

Derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar pa gola, me rezultat 0-0, në një ndeshje të zhvilluar në kushte të vështira atmosferike dhe në një fushë të ngrirë.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, të dyja skuadrat dhanë maksimumin për të arritur te fitorja, por në fund u desh të pajtoheshin me nga një pikë. Rastet nuk munguan, ndonëse në përgjithësi derbi nuk prodhoi shumë mundësi të pastra shënimi.

Ky barazim nuk i konvenon asnjërës skuadër. Drita renditet në pozitën e tretë, shtatë pikë prapa Prishtinës, e cila ka edhe një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Gjilani mbetet në vendin e katërt me 23 pikë, plot 12 më pak se lideri Prishtina. Ky rezultat ia vështirëson edhe më shumë skuadrës gjilanase garën për titullin e kampionit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.