Sassuolo dhe Napoli kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të Serie A. Ky ishte barazimi i katërt pa gola në këtë edicion të kampionatit italian.
Napoli ishte skuadër më e mirë gjatë ndeshjes, krijoi më shumë raste shënimi dhe pati iniciativën në lojë, por nuk arriti ta gjente rrugën drejt golit.
Në anën tjetër, Sassuolo vazhdon serinë negative dhe tashmë ka tetë xhiro radhazi pa fitore. Me nëntë pikë, skuadra zbret në pozitën e 18-të, ndërsa Napoli renditet i teti me 19 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Napoli do të luajë në shtëpi ndaj Lecces, kurse Sassuolo do të përballet në udhëtim me skuadrën e fundit, Venezian.

