KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Publikohen pamjet – një vit pas vdekjes së Shpat Kasapit, familjarët në lot pranë varrit të tij

Publikohen pamjet – një vit pas vdekjes së Shpat Kasapit, familjarët në lot pranë varrit të tij

Ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, por dhimbja për humbjen e tij vazhdon të jetë e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë dashur dhe vlerësuar artistin.

Në këtë përvjetor të trishtë, familjarët e Shpatit kanë vizituar varrin e tij, ku emocionet dhe lotët kanë qenë të pranishëm.

Në një video të publikuar nga faqja “Artistët Shqiptarë”, shihet bashkëshortja e këngëtarit, Selvije Jao, e cila nuk i mban dot lotët teksa qëndron pranë varrit të njeriut të saj të dashur.

Foto: Screenshot/Artistët Shqiptarë

Pranë saj ishte edhe nëna e Shpatit, për të cilën kjo ditë përbën një tjetër moment të vështirë, një vit pas humbjes së të birit.

Përvjetori i vdekjes së artistit është shënuar edhe me një aktivitet përkujtimor.

Foto: Screenshot/Artistët Shqiptarë

Për ditën e sotme ishte paralajmëruar mbajtja e një mbledhjeje komemorative, në nder të jetës dhe veprës së Kasapit.

Këngëtari mbetet i kujtuar përmes muzikës së tij dhe këngëve që la pas, të cilat vazhdojnë të dëgjohen nga publiku edhe pas largimit të tij nga jeta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.