KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bora mbulon rrugët drejt kufijve, në këto dy magjistrale kalohet me vështirësi

Bora mbulon rrugët drejt kufijve, në këto dy magjistrale kalohet me vështirësi

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat për gjendjen e rrugëve që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë.

Sipas raportit të përditësuar në të gjitha magjistralet e paraqitura në raport është evidentuar borë, ndërsa nuk raportohet për akull, mjegull apo rrëshqitje të dheut, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, shumica e rrugëve janë të kalueshme pa probleme, ndërsa në dy segmente qarkullimi zhvillohet me vështirësi.

Bëhet fjalë për magjistralen Prishtinë-Mutivodë dhe rrugën Podujevë-Merdarë, ku sipas QKMK-së, kalueshmëria është e mundur, por me vështirësi.

QKMK rekomandon që drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet ku rrugët paraqiten me vështirësi në kalim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.