Tensionet janë përshkallëzuar në bulevardin në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh në drejtim të katër automjeteve ujëhedhëse të policisë, të cilat ishin të pozicionuara në këtë zonë.
Pas këtij veprimi, policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur automjetet ujëhedhëse dhe gazin lotsjellës.
Si pasojë e ndërhyrjes policore, protestuesit janë larguar nga bulevardi dhe janë zhvendosur në drejtim të sheshit “Skënderbej", raporton Euronews.
Burimi: dukagjini.com ↗

