KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulturë

Shqiptarët në Melburn festojnë 28 nëntorin, promovohet ruajtja e gjuhës dhe identitetit kombëtar

Shqiptarët në Melburn festojnë 28 nëntorin, promovohet ruajtja e gjuhës dhe identitetit kombëtar

Komuniteti shqiptar në Melbourne të Australisë ka shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në një aktivitet festiv dhe kulturor ku morën pjesë shqiptarë nga të gjitha trojet.

Manifestimi u organizua nga Albanian Australian Community Association Inc., ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësues diplomatikë të Shqipërisë, përfshirë ambasadorin shqiptar në Australi.

Aktiviteti ishte një mundësi për të kujtuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit, për të nderuar rrugëtimin kombëtar dhe për të forcuar lidhjet mes shqiptarëve që jetojnë larg atdheut.

Përmes këtij organizimi u promovuan kultura, traditat dhe atdhedashuria, me synimin që këto vlera t’u përcillen edhe brezave të rinj, transmeton Telegrafi.

Në kuadër të aktiviteteve, përfaqësuesit vizituan edhe një nga shkollat ku zhvillohet mësimi plotësues i gjuhës shqipe.

Me këtë rast u dorëzuan materiale edukative për vitin e ardhshëm akademik, në mbështetje të nxënësve dhe mësimdhënësve që angazhohen për ruajtjen e gjuhës amtare.

Angazhimi për mbështetjen e shkollave shqipe dhe promovimin e identitetit kombëtar mbetet një prej shtyllave të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Australi, i cili përmes aktiviteteve të tilla synon të mbajë gjallë lidhjet me vendlindjen dhe trashëgiminë shqiptare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.