Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor.
Sipas Kurtit, këtë vit programi është zgjeruar dhe do të përfshijë gjithsej 18 komuna të Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetori, ndërsa familjet e interesuara mund të aplikojnë përmes vegëzës zyrtare: https://rks-gov.net/596
Kurti ka theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet një nga prioritetet e Qeverisë, duke nënvizuar përkushtimin për mbështetjen e familjeve dhe krijimin e mundësive më të mira për fëmijët.

