KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy vjet pas sulmit në Ibër-Lepenc, Kuçi paralajmëron: Pandëshkueshmëria rrit gjasat e agresionit

Dy vjet pas sulmit në Ibër-Lepenc, Kuçi paralajmëron: Pandëshkueshmëria rrit gjasat e agresionit

Gurakuç Kuçi,profesori dhe hulumtuesi i jashtëm në Institutin ''Octopus'', ka vlerësuar se dy vjet pas sulmit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, për Kosovën mbetet e hapur çështja e përgjegjësisë për sulmin dhe e kostos politike që Serbia paguan për destabilizimin e vendit.

Në një postim në Facebook, Kuçi i përshkroi sulmet në Banjskë dhe në Ibër-Lepenc si dy dimensione të luftës hibride, duke nënvizuar se ato goditën në mënyra të ndryshme shtetin e Kosovës.

“Përderisa në Banjskë u sfidua autoriteti territorial i Kosovës, në Ibër-Lepenc u godit funksionaliteti i shtetit”, ka shkruar Kuçi.

Ai tutje ka thënë se gjykata në Beograd lëshoi urdhërarrest ndaj Milan Radojçiqit më 17 nëntor 2026, kur ai tashmë ishte në arrati.

Sipas Kuçit, po atë ditë u konstituua edhe parlamenti i ri i Serbisë.

Profesori Kuçi vlerësoi se kjo kronologji ngre dyshime për një kalkulim politik. Sipas tij, udhëheqja e re në Beograd mund ta paraqesë urdhërarrestin para partnerëve ndërkombëtarë si dëshmi se Serbia po i përmbush detyrimet e saj, duke zbutur presionin për mosarrestimin e Radoiçiqit.

Hulumtuesi tutje paralajmëroi se ndryshimi i pushtetit në Serbi mund t’i shtyjë vendet perëndimore t’i trajtojnë Banjskën dhe Ibër-Lepencin si probleme të administratës së kaluar, ndonëse të dyja rastet mbeten çështje të pazgjidhura të sigurisë rajonale.

“Në marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo ul koston e agresionit dhe krijon kushtet strategjike për përsëritjen e tij”, ka shkruar Kuçi, duke iu referuar pandëshkueshmërisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.