KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mitrovica i dha lamtumirën, Osmani kujton jetën dhe veprën e Adem Ademit

Mitrovica i dha lamtumirën, Osmani kujton jetën dhe veprën e Adem Ademit

Vjosa Osmani, ka kujtuar Dr. Adem Ademin, i cili mori lamtumirën e fundit më 28 nëntor në Mitrovicë.

Ish-presidentja e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar kontributin e tij në shërbim të atdheut dhe humanizmit, duke përmendur angazhimin e tij si mjek në periudha të vështira për Kosovën.

“Së bashku me Ukën, Shkëmbin, Xhaferin dhe përfaqësues të LDK-së në Mitrovicë e Vushtrri, nderuam njeriun që ia kushtoi jetën atdheut dhe humanizmit”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka theksuar se kontributi i tij në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në rrugën e udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova, do të mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës kolektive.

Deputetja e LDK-së ka përmendur edhe dhimbjen e familjes dhe të qytetit të Mitrovicës për humbjen e tij, duke thënë se për 27 vjet ajo mbeti plagë e hapur.

“Njerëzit që jetojnë për të tjerët nuk harrohen kurrë”, ka përfunduar Osmani mesazhin e saj përkujtimor, duke e përcjellë me fjalët: “U prehsh në paqe, Dr. Adem Ademi!”, shkroi ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.