KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

OBRM-PDUKM paralajmëron kartelë studentore me zbritje prej 20 për qind të afatizuar për një vit

OBRM-PDUKM paralajmëron kartelë studentore me zbritje prej 20 për qind të afatizuar për një vit

“Për Qeverinë e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, të rinjtë mbeten prioritet. Përveç mundësive të punësimit dhe vetëpunësimit përmes Planit Operacional, rindërtimit të konvikteve studentore, shtesave për të rinjtë dhe adresimit të pabarazisë dixhitale, këtë herë OBRM-PDUKM me mundësi të reja për studentët”, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet.

Nga OBRM-PDUKM deklarojnë se në bashkëpunim midis disa institucioneve, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Transformimit Dixhital, Sekretariatit të Përgjithshëm, Kabinetit të Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave, po përgatitet një kartë studentore me zbritje prej 20 përqind përmes aplikacionit M-Shërbime, të cilën studentët do të jenë në gjendje ta përdorin gjatë gjithë vitit.

Paralelisht me këtë iniciativë, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë po punon për zhvillimin e një aplikacioni të veçantë dhe një karte dixhitale, me qëllim zgjerimin e mundësive për të rinjtë dhe përmirësimin e shërbimeve dixhitale të destinuara për ta.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.