KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Nuk ka dhuratë më të mirë se një libër”, thotë Mbretëresha Camilla në një letër të hapur drejtuar kombit

“Nuk ka dhuratë më të mirë se një libër”, thotë Mbretëresha Camilla në një letër të hapur drejtuar kombit

Mesazhi prej 700 fjalësh i Mbretëreshës Camilla është letra e parë e hapur e këtij lloji që Madhëria e Saj ka shkruar që nga kurorëzimi i saj ku ajo konsideron se fëmijët po “humbin gëzimin dhe magjinë” e leximit.

Në mesazhin e postuar në rrjetet sociale, ajo tha: “Që kur isha fëmijë, kam besuar se nuk ka dhuratë më të mirë se një libër.”

Në fjalimin e saj prej 700 fjalësh drejtuar prindërve, kujdestarëve, mësuesve dhe atyre që mbështesin lexuesit e rinj, ajo tha se e trishtonte fakti që disa fëmijëve u mohohej të “përfshiheshin në një histori”, si dhe “të gjitha mundësitë që një dashuri e përjetshme për letërsinë mund të ndihmojë në zhbllokimin e tyre”.

Kjo u bazua në përgjigjet e 125,375 fëmijëve dhe të rinjve të moshës 5 deri në 18 vjeç nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar në anketën vjetore të organizatës bamirëse, ku vet Mbretëresha, e cila është mbrojtëse e NLT, tha se kjo e bëri atë "të vendosur për të bërë diçka për të ndihmuar".

NLT tha se Mbretëresha kishte "dëshiruar t'u jepte fëmijëve një dhuratë personale në fund të vitit për të ndihmuar në frymëzimin e dashurisë për leximin", ku çdo libër, që do të dërgohet në shtëpi me më shumë se 800,000 fëmijë, përfshin një mesazh personal nga Mbretëresha brenda dhe ka një pullë mbretërore të dizenjuar posaçërisht në kopertinë.

Mbretëresha e përfundoi mesazhin e saj festiv duke bërë thirrje për veprime për të ndihmuar në inkurajimin e fëmijëve që të kenë dashuri për leximin, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

"Kjo është një histori në të cilën të gjithë mund të luajmë një rol, si prindër, gjyshër, mësues dhe kujdestarë, ose thjesht si anëtarë të komuniteteve tona lokale", shkroi ajo.

"Qoftë përmes vullnetarizmit në një bibliotekë lokale, dhurimit të librave aty ku nevojiten më shumë, apo edhe thjesht leximit të një përralle para gjumit për një të afërm të ri, ka shumë mënyra për të ndihmuar."/Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.